Po ma sill burri shefices, veq me lon punen krejt…

Ju lutemi ose regjistrohu të pëlqen postimet.

Pershendetje lexues te ksaj faqe, faleminderit edhe faqes qe na ka jep kete mundesi me u shpreh edhe na qe jemi ne hall. Une jom nje vajze nga prishtina 25 vjeqare, jetoj me prinderit dhe me nje vlla ma te vogel. E kom perfundu juridikun por fatkeqsisht nuk kom mujt me u punsu naj pune te hajrit edhe nje shoqe e jemja ma ka gjete nje pune tek nje kusherin e vetja, kan butik  kogja ne emer ne pr edhe fillova punen aty. Mire ne fillim mu dok pune e sikletshme se nuk kom punu kurr me njerz kshtu veq naj projekt me ojq e ktu mu doke pak fillimi i veshtir por u adaptova, kushtet ken te mira nje rroge e mire e sa mos me nejt pa punu pranova. Shefica osht e mire e sjellshme me mu sillet mir me respekton po edhe ja kryj punen mire po problemi i vetem o te burri i saj. Burri i saj udheton edhe e furnizon butikun me mall ndersa punet tjera mirret shefica, ai kur vjen edhe ndodh une me kon ne lokal vet ma sill shume ka gillu mem pengu se ne fillim si ne hajgare mandej ju ka qel goja e veq ma bon a po dalim naj dark veq une e ti, ja kom bo veq nese dalim bashk edhe me gru tone se kshtu smuj me dal ai ma bon leje ti grun se i ka punt e veta po qysh pi ja bojm te dalim pak mu relaksu se u myte tu punu e une si foli ma. Asaj shoqes teme i kom tregu qysh o puna po ma bon une sa i njoh ata jon njerz te mire e spo di qka me tthon, e kjo ska faj se njeri sot smunet me garantu per kerkon leje ma per burrine  kusherines se sot si ti bojn 2 lek ne xhep ju rritet menja menojn qe kon dojn munen me shti ne dor. Ja kom sill pak shefices qe nashti e lo punen se spo muj ma me punu mka pyt per qka spo muj e ja pshtilla pak kishe me master po kqyri me kry hala shkoll se me vike palidhje me i tregu direkt qka o pune se mdhimet tani me prish familjen e kjo e shkreta ska faj se nuk e din qfar burri ka, ai o shum tinxak se kshtu e kalojn mir ama mas shpines te saj munohet me ngjy. Tash edhe kjo pandemia e ka veshtirsu punen kogja shum qe me kerku pun tjeter problem se na jetojm veq me rrog temen edhe babi ke pesion te austris e me lon une punen po tutna qe nuk gjej tjeter kun se u bo shtir me u punsu. Qysh kishit vepru ju nese ishit kon ne vend tem? Faleminderit nese e postoni